Blackberry mund të mbyllë biznesin e telefonave

Teknologji

Blackberry mund të mbyllë biznesin e telefonave

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 16:12

Është folur dhe shkruar shumë rreth fatit të biznesit të telefonave inteligjentë të BlackBerry-t. Para gati një dekade, kompania mbizotëronte tregun e telefonave, por, me daljen në treg të iPhone në vitin 2007, filloi edhe fati i keq për kompaninë.

Këto kohët e fundit kompania ka pasur probleme të shumta financiare. Shefi ekzekutiv i BlackBerry-t, John Chen, ka deklaruar se do të mbyllin biznesin e telefonave inteligjentë nëse nuk do të bëhet fitimprurës brenda një viti, shkruan Krokodili.

Chen e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të zhvilluar në Kaliforni. Ai theksoi se edhe nëse do të mbyllet biznesi i telefonave inteligjentë, kompania do të vazhdojë të ofrojë akoma sistemin e saj të lartë të sigurisë për pajisjet e tjera Android.

Kompania shpreson që telefoni inteligjent BlackBerry Priv, i pari me sistemin Android, ta ndihmojë të rimëkëmbet, duke qenë se ofron sistemin më të lartë të sigurisë dhe paketën e plotë të aplikacioneve dhe shërbimeve që janë në dispozicion tek telefonat inteligjentë Android.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat