BlackBerry Priv në Android shfaqet sërish

Teknologji

BlackBerry Priv në Android shfaqet sërish

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 15:22

Deri tani kanë qarkulluar foto të ndryshme të modelit të ri të telefonit nga BlackBerry, Priv.

Por tani kanë arritur edhe disa foto të reja ku shihet saktësisht pamja e telefonit të ri BlackBerry që bazohet në sistemin operativ Android.

Fotot e reja të BlackBerry Priv janë postuar në Reddit, nga një përdorues i sajtit, I cili ka arritur të sheh telefonin në një konferencë teknologjike.

Sipas informatave të lëshuara deri më tash, thuhet se Priv do të fuqizohet nga procesori 64-bit Qualcomm Snapdragon, 808 ose 810.

Ndër të tjera, thuhet se Priv do të ketë RAM memorie prej 3GB, ekran 5.4” në Quad HD, me rezolucion prej 2560x1440 pikesëleve dhe tastierë fizike QWERTY.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat