Windows 10 Mobile do të mbërrijë në telefonët Windows në muajin Dhjetor

Teknologji

Windows 10 Mobile do të mbërrijë në telefonët Windows në muajin Dhjetor

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:04

Ashtu siç Microsoft deklaroi gjatë evenimentit të djeshëm, smartfonët e sapo prezantuar Lumia 950 dhe Lumia 950 XL do të jenë të parët smartfonë në treg që do të vijnë të instaluar me sistemin operativ Windows 10 Mobile.

Ndërkohë sistemi operativ do të jetë i disponueshëm për shkarkim në telefonët e tjerë Windows, duke filluar që nga muaji dhjetor i këtij viti. Nëse doni të dini se sa do të zgjasë proçesi i instalimit atëherë po ju themi se kjo do të varet nga lloji i telefonit si dhe nga operatori telefonik.

Sipas Microsoft, do të jetë e nevojshme një hapsirë memorie 8GB që përditësimi të përfundoj me sukses. Kështu që disa smartfonë Lumia, si për shembull Lumia 530, nuk do të mund të pajisen me sistemin e ri operativ. Vetëm telefonët që aktualisht operojnë në bazë të Lumia Denim do të jenë të aftë të përditësohen. Për më tepër në faqen mbështetëse të Microsoft shkruhet se jo çdo smartfon do të ofrojë mbështetje për të gjitha opsionet dhe funksionalitetet që ofron Windows 10 Mobile. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat