Continuum, transformon Lumia-n në kompjuter (Video)

Teknologji

Continuum, transformon Lumia-n në kompjuter (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 00:34

Microsoft zbuloi një ditë më parë pajisjet e reja telefonike me sistemin operativ Windows 10, Lumia 950 dhe Lumia 950 XL.

Të dy modelet kanë një karakteristikë të re: Continuum. Ajo i jep mundësi këtyre telefonëve të transformohen në një kompjuter.

Continuum sipas “The Verge” është shumë i mirë. Telefonin e lidh me Microsoft Display Dock nëpërmjet një USB-je të tipit C, dhe ndërfaqja shfaqet si Windows 10 për kompjuter. Megjithatë disa komanda nuk punojnë ende.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat