BlackBerry Priv e aftë të realizojë video 4K

Teknologji

BlackBerry Priv e aftë të realizojë video 4K

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:53

Pak javë më parë BlackBerry konfirmoi zyrtarisht telefonin Android i cili mbart pseudonimin Priv që do të thotë Privatësi(Privacy). Realisht ky është sektori për të cilin kujdeset më së shumti kompania kanadeze me shërbimet e saj.

Një mori informacionesh lidhur me harduerin e këtij smartfoni janë zbuluar gjer më sot. Të tjera informacione shoqëruar me foto. Telefoni fuqizohet nga një procesor 64Bit Snapdragon 808 siç shfaq aplikacioni i testimit të performancës AnTuTu.

Një tjetër imazh konfirmon kamerën e pasme me sensor 18 megapiksel ndërtuar nga Schneider Kreuznach. Kjo kamerë është e aftë të realizojë video 4K me 30 frekuenca në sekondë.

Telefoni inteligjent BlackBerry Priv do të përmbajë edhe një aplikacion sigurie ndërtuar nga kompania kanadeze dhe quhet BlackBerry Safeguard. Bazuar në imazhin e paraqitur, aplikacione ofron një panoramë të përgjithshme të aktivitetit të aplikacioneve si dhe lejeve për të funksionuar plotësisht. BlackBerry Safeguard është aty edhe për të skanuar telefonin për aplikacione dhe përmbajtje keqdashëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat