Microsoft ka gati Lumia 950 XL

Teknologji

Microsoft ka gati Lumia 950 XL

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:06

Microsoft mes shumë pajisjeve të reja ka prezantuar telefonin e saj të ri me ekran të madh, Lumia 950 XL.

Microsoft Lumia 950 XL vjen me një ekran prej 5.7 inç në ekranin AMOLED dhe rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Telefoni kanjë procesor pak më të shpejtë, octa-core Qualcomm Snapdragon 810 dhe i njëjti gjithashtu vjen me 3GB RAM, 32GB memorie dhe kartelën microSD.

Lumia 950 XL përmban kamerën e njëjtë me 950, përpara me 1080p, ndërsa në anën e pasme telefoni ka kamerën me 20MP në PureVieë.

Ndërkohë pritet që Microsoft Lumia 950 XL të dalë në shitje muajin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat