Përditësohet aplikacioni Youtube në iOS. Sjell funksionalitete editimi

Teknologji

Përditësohet aplikacioni Youtube në iOS. Sjell funksionalitete editimi

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:13

Me anë të një përditësimi të ri, YouTube ka sjellur opsione të reja në aplikacionin e saj për platformën iOS, si për përdoruesit që krijojnë video ashtu dhe për ata që thjesht i shikojnë ato. I lançuar ditën e hënë, versioni 10.38 i aplikacionit përfshin një set vfunksionalitetesh të editimit të videove.

Me anë të tyre, publikuesit e videove mund të presin një video në intervale më të shkurtra ose të vendosin një kufizimin kohe për luajtjen e videos. Për më tepër, ata mund të aplikojnë efekte të ndryshëm për ti dhënë një pamje të re filmimit të tyre apo të vendosin muzikën e preferuar në sfond.

Duke qënë se në ditët e sotme, përdoruesit po përdorin pajisjet mobile për të kryer një sërë detyrash të komplikuara, Google gradualisht ka zhvilluar platformën e saj të videove në mënyrë që ajo ti përshtatet sa më mirë kërkesave të konsumatorëve duke e shëndrruar kështu YouTube në një ‘one-stop-shop’. Tani është shumë i thjeshtë publikimi i një videoje në YouTube, mjafton ta realizoni me kamerën e iPad-it apo iPhone-it tuaj, ta modifikoni atë me funksionet e reja që aplikacioni YouTube ofron e më pas ta publikoni direkt në rrjetin më të madh të videove online. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat