Lollipop është prezent në 23 % të telefonëve dhe tabletëve Android

Teknologji

Lollipop është prezent në 23 % të telefonëve dhe tabletëve Android

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:12

Gjatë muajit të kaluar versioni Lollipop i Android kaloi kufirin e 20% në diagramën e shpërndarjes të sistemit Android nga Google. Kjo do të thotë që prej muajit Shtator 20% të të gjitha pajisjeve aktive Android kanë të instaluar një prej dy versioneve të quajtura Lollipop.

Një muaj më vonë ky rezultat vazhdon të rritet megjithëse jo me ritme të shpejta. Në diagramën e sapo publikuar për fillimin e muajit Tetor, Google ka treguar se 23.5% e të gjitha pajisjeve aktive Android tashmë kanë të instaluar versionin Lollipop. Ndërkaq nga grafiku vërehet se ka patur një rënie të përdorimit të versionin Kitkat në 28.9% nga 39.2% gjatë muajit të kaluar.

Të treja modelet e versionit Jelly Bean të kombinuara tashmë zënë 30.2% të tregut nga 31.8% muajin e klauar. E njëjta situat vlen për versionin Ice Cream Sandwich, i cili ka pësuar rënie 3.4% nga 3.7% dhe versioni Gingerbread me 3.8% nga 4.1%. Ashtu si në diagramën e muajit Shtator, versioni Android Froyo ka ngecur në masën 0.2% të të gjitha instalimeve.

Versionet më të vjetra nuk janë pjesë e këtij raporti sepse statistikat mblidhen nga Play Store i cili mbështet sistemet Android që 2.2 Froyo dhe më të reja. Në muajin e ardhshëm pjesë e kësaj diagrame do të jetë edhe versioni më i fundit Android 6.0 Marshmallow i cili është lançuar fillimisht në pajisjet Nexus dhe Android One.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat