Sony zyrtarizoi listën e telefonëve dhe tabletëve që do të kalojnë në Android Marshmallow

Teknologji

Sony zyrtarizoi listën e telefonëve dhe tabletëve që do të kalojnë në Android Marshmallow

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:29

Kompania Sony ka lançuar zyrtarisht përmes një postimi në blog listën e telefonëve dhe tabletëve të cilët do të marrin përditësimin Android 6.0 Marshmallow. Ditën e djeshme ne publikuam një artikull në PCWorld i cili ofron një panoramë të përgjithshme të telefonëve që supozohet të kalojnë në Android Marshmallow. Në mesin e tyre ishin telefonë nga prodhues të shumtë Android ndërsa për Sony kishim pak informacion.

Lista zyrtare e publikuar nga Sony përmban 3 tabletë dhe 12 telefonë që do të kalojnë në Marshmallow: Xperia Z5, Xperia Z5 Compact, Xperia Z5 Premium, Xperia Z4 Tablet, Xperia Z3+, Xperia Z3, Xperia Z3 Compact, Xperia Z3 Tablet Compact, Xperia Z2, Xperia Z2 Tablet, Xperia M5, Xperia C5 Ultra, Xperia M4 Aqua dhe Xperia C4.

Prodhuesi japonez nuk ka specifikuar një afat se kur secila prej këtyre pajisjeve do të marrë përditësimin. Megjithatë ajo ka njoftuar përdoruesit se ky afat do të ndikohet gjithashtu nga tregu dhe operatorët mobil. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat