Instagram sqaron pse nuk lejon fotot “topless”

Teknologji

Instagram sqaron pse nuk lejon fotot “topless”

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:27

Nëse përdorni “Instagram”-in ose ndiqni trendët më virale në internet, atëherë mund të keni dëgjuar për fushatën #freethenipple, e cila është kundër rregullit të Instagram-it për të mos lejuar postimin e fotove nudo në rrjetin social. Sajti për shpërndarjen e fotove fshin menjëherë fotot me “pullë të kuqe”.

“Instagram” më në fund ka zbuluar arsyen se përse është vendosur ky rregull. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, shefi ekzekutiv i “Instagram”-it, Kevyn Systrom, shpjegoi se rrjeti social mund të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër, raporton "Daily Mail".

Ndërkohë aplikacionet në “App Store” mund të shfaqin përmbajtje me nudizëm vetëm nëse janë të kategorizuar si 17+, por “Instagram” nuk do që ky aplikacion të përdoret vetëm nga moshat 17 vjeç e sipër.

Shumë persona të famshëm i janë bashkuar fushatës #freethenipple, megjithatë Instagram si duket nuk e ka ndërmend të ndryshojë rregullat e saj, vetëm nëse “Apple” bie dakord që të ndryshojë kategorinë e aplikacionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat