Lumia 950 dhe 950 XL do të përfaqësojnë Microsoft në betejën e telefonëve të rangut të lartë

Teknologji

Lumia 950 dhe 950 XL do të përfaqësojnë Microsoft në betejën e telefonëve të rangut të lartë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:38

Për entuziastët pritja që dukej sikur sdo përfundonte kurrë mbaroi. Microsoft prezantoi jo një por dy telefonë të parametrave të lartë.

Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe debatesh në lidhje me dy telefonët inteligjentë të Microsoft, cituar me pseudonimet Talkman dhe Cityman, Lumia 950 dhe 950 XL dalin në shitje në muajin Nëntor për 549 dollar dhe 649 dollar respektivisht.

Lumia 950 dhe 950XL

Lumia 950 XL karakterizohet nga një ekran 5.7 inç me panel AMOLED me rezolucion 2560 x 1440. Fuqizohet nga proçesori tetë bërthamësh Snapdragon 810 dhe bateri me kapacitet 3,340 mAh. Lumia 950 ka po të njëjtin rezolucion por në një ekran 5.2 inç. Proçesori është një Snapdragon 808 me gjashtë bërthama ndërsa bateria bart një kapacitet prej 3,000 mAh.

Që të dy telefonët kanë 32 GB memorje të brendshme, 20 megapiksel kamera të pasme, 5 megapiksel kamera frontale, ngarkim wireless dhe NFC. Një krahasim të detajuar të specifikave të harduerit e gjeni në uebfaqen e Microsoft.

Por arsyeja e blerjes të këtyre telefonëve inteligjent qëndron përtej harduerit të brendshëm. Proçesorët përmbajnë ftohës të lëngshëm për ti mbajtur në temperatura sa më të ulëta. Kamera e pasme shoqërohet nga dritë LED e trefishtë. Kamera frontale përmban një skaner me infra të kuqe ndërtuar për Windows Hello.

Që të dy telefonët kanë një portë USB-C duke zëvendësuar atë MicroUSB. Kjo portë premton shpejtësi transmetimi të dhënash prej 5GB për sekond dhe mund të ngarkojë baterinë në 50 % vetëm në 30 minuta. Prezent është edhe një funksionalitet i cili ofron informacione bazike sapo nxirrni telefonin nga xhepi.

Por risia më e madhe e këtyre telefonëve është teknologjia Continuum e cila transformon Lumia 950 dhe 950 XL në një kompjuter desktop. Microsoft do të shesë edhe një dok i cili kryen lidhjen mes telefonëve dhe një ekranit. Do të përmbajë edhe tre porta USB, një portë HDMI, dhe një portë ekrani. Ideja është e qartë: telefonët duhet të funksionojnë si një kompjuter desktop i vërtetë.

Sigurisht e gjitha kjo që thamë më lart nuk do të zgjidhë problemin numër një të platformës: hendekun e aplikacioneve krahasuar me Android dhe iOS. Por Microsoft gjeti momentin për të njoftuar disa aplikacione universale që po vinë së shpejti si: Facebook, Instagram, Facebook Messenger, Audible dhe Uber.

Lumia 550

Krahas dy telefonëve premium Lumia Microsoft i kushtoi vetëm një sekuencë telefonit të ri inteligjent Lumia 550. Panos Panay tha vetëm kaq: Do të kushtojë 139 dollar.

Për këtë çmim konsumatorët do të përfitojnë ekran 4.7 inç me rezolucion 720p, kamër të pasme 5 megapiksel, kamër frontale 2 megapiksel, proçesorë katër bërthamësh Qualcomm Snapdragon 210, memorje të brendshme 8GB dhe rrjet LTE. Lumia 550 do të debutojë në disa tregje Europian në muajin Dhjetor.

Kanë ngelur vetëm disa paqartësi në lidhje me Lumia 950. Sa do të kushtojë doku? A do të ketë laps Stylus për Lumia 950 XL siç sugjeronin spekulimet e fundit? Më shumë për to do të mësojmë gjatë muajit Nëntor. (PCWorld Albanian)

Për entuziastët pritja që dukej sikur sdo përfundonte kurrë mbaroi. Microsoft prezantoi jo një por dy telefonë të parametrave të lartë.

Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe debatesh në lidhje me dy telefonët inteligjentë të Microsoft, cituar me pseudonimet Talkman dhe Cityman, Lumia 950 dhe 950 XL dalin në shitje në muajin Nëntor për 549 dollar dhe 649 dollar respektivisht.

Lumia 950 dhe 950XL

Lumia 950 XL karakterizohet nga një ekran 5.7 inç me AMOLED me rezolucion 2560 x 1440. Fuqizohet nga Snapdragon 810 dhe bateri me kapacitet 3,340 mAh. Lumia 950 ka po të njëjtin rezolucion por në një ekran 5.2 inç. Proçesori është një Snapdragon 808 me gjashtë bërthama ndërsa bateria bart një kapacitet prej 3,000 mAh.

Që të dy telefonët kanë 32 GB memorje të brendshme, 20 megapiksel kamera të pasme, 5 megapiksel kamera frontale, ngarkim wireless dhe NFC. Një krahasim të detajuar të specifikave të harduerit e gjeni në uebfaqen e Microsoft.

Por arsyeja e blerjes të këtyre telefonëve inteligjent qëndron përtej harduerit të brendshëm. Proçesorët përmbajnë ftohës të lëngshëm për ti mbajtur në temperatura sa më të ulëta. Kamera e pasme shoqërohet nga dritë LED e trefishtë. Kamera frontale përmban një skaner me infra të kuqe ndërtuar për Windows Hello.

Që të dy telefonët kanë një portë USB-C duke zëvendësuar atë MicroUSB. Kjo portë premton shpejtësi transmetimi të dhënash prej 5GB për sekond dhe mund të ngarkojë baterinë në 50 % vetëm në 30 minuta. Prezent është edhe një funksionalitet i cili ofron informacione bazike sapo nxirrni telefonin nga xhepi.

Por risia më e madhe e këtyre telefonëve është teknologjia Continuum e cila transformon Lumia 950 dhe 950 XL në një kompjuter desktop. Microsoft do të shesë edhe një dok i cila kryen lidhjen mes telefonëve dhe një ekranit. Do të përmbajë edhe disa porta si 3 USB, HDMI, dhe një portë ekrani. Ideja është e qartë: telefonët duhet të funksionojnë si një kompjuter desktop i vërtetë.

Sigurisht e gjitha kjo që thamë më lart nuk do të zgjidhë problemin numër një të platformës: hendekun e aplikacioneve krahasuar me Android dhe iOS. Por Microsoft gjeti momentin për të njoftuar disa aplikacione universale që po vinë së shpejti si: Facebook, Instagram, Facebook Messenger, Audible dhe Uber.

Lumia 550

Krahas dy telefonëve premium Lumia Microsoft i kushtoi vetëm një sekuencë telefonit të ri inteligjent Lumia 550. Panos Panay tha vetëm kaq: Do të kushtojë 139 dollar.

Për këtë çmim konsumatorët do të përfitojnë ekran 4.7 inç me rezolucion 720p, kamër të pasme 5 megapiksel, kamër frontale 2 megapiksel, proçesorë katër bërthamësh Qualcomm Snapdragon 210, memorje të brendshme 8GB dhe rrjet LTE. Lumia 550 do të debutojë në disa tregje Europian në muajin Dhjetor.

Kanë ngelur vetëm disa paqartësi në lidhje me Lumia 950. Sa do të kushtojë doku? A do të ketë laps Stylus për Lumia 950 XL siç sugjeronin spekulimet e fundit? Më shumë për to do të mësojmë gjatë muajit Nëntor. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat