Si të silleni me stil dhe në internet

Teknologji

Si të silleni me stil dhe në internet

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:26

A ka disa gjëra që duhen shmangur në rrjetet sociale? Përgjigja është po. Interneti nuk është albumi i familjes ku duhet të hedhësh foto familjare dhe kujtime sekrete. Çdo gjë që vendos online bëhet e dukshme. Për këtë është e rëndësishme të zgjedhim me vetëdije dhe kujdes atë që duam të shpërndajmë.

Ja disa rregulla që të silleni me stil edhe në internet.

Kujdes me përshëndetjet
Edukimi ekziston.... edhe në internet. Kur flisni me dikë është mirë të respektoni normat e sjelljes, shprehje që i keni mësuar që në fëmijëri, si faleminderit, të lutem, më fal. Një mik i ri në profilin social? Krijoni mundësinë të komunikoni me një mesazh të personalizuar për të kaluar nga anonimati në miqësi.

Mesazhet... private
Kujdes me përdorimin e mesazheve private, që duhet të na hyjnë në punë kur duhet t’i themi dikujt një argument privat. Të abuzosh mund të jetë e bezdisshme, për më tepër kur përdoren mesazhe private pë peticione, konkurse ku të merrni pjesë, pjesëmarrje në grupe etj.

Fotografitë
Momentet e jetës si martesa, lindja e një fëmije mund të tundojnë dhe përdoruesin më diskret. Emocioni përzihet me dëshirën për të shpërndarë një ngjarje të rëndësishme. Por duhet të reagoni me një vetëdije pak kritike. Zgjidh me kujdes fotot. A duhen publikuar fotot e fëmijëve? Zgjedhja është personale, edhe pse duhet të mendoni se bëhet fjalë për çështjen e privatësisë ndaj të miturve.

I dukshëm... për të gjithë?
Zënkat, bisedat e animuara, konsiderohEn pak edukative, dhe "selfie" të bëra në tualet nuk janë një shembull i mirë komunikimi. Mos harroni që gjithçka që shkruani apo shpërndani në profilin tuaj është e dukshme për të gjithë. Më mirë të evitoni frazat intime, apo çështjet familjare në inTernet.

Si komentoni?
Mos harxhoni energji dhe kohë të çmuar në debate me përdorues që ndoshta as që i njihni. Mundohuni të moderoni termat, pasi fjalët mund të keqkuptohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat