Audi A5 i ri arrin vitin e ardhëm

Teknologji

Audi A5 i ri arrin vitin e ardhëm

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:32

Kompania “Audi” bëri të ditur që vitin e ardhëm do ta hedhë në treg versionin coupe dhe sportback të gjeneratës së re të modelit A5. Këtë informatë e konfirmoi dr. Ulrih Hakenberg, anëtari i bordit të “Audi”-së.

Duke respektuar traditën, Audi A5 coupe dhe Audi A5 Sportback do ta ndajnë platformën me modelin e ri B8-A4 i cili e prezantua në panairin e sivjetëm në Frankfurt

Edhe pse Audi A5 do të përjetojë ndryshime estetike që ta dallojnë nga Sedan modelet, maska e përparme, Matrix dritat, spojleri i integruar dhe LED dritat e pasme janë detaje me të cilat ky model njihet dhe ato assesi që nuk do të lihen anash.

Në brendësi do të jetë e pranishme tabela e intrumenteve e marrë nga modeli A4 me ekranin qendror 8.3-inç dhe MMI interface, Virtual Cockpit si dhe sistemi stereo opisonal “Bang & Olufsen”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat