Cili është më i shpejtë Galaxy Note 5 apo iPhone 6s Plus (Video)

Teknologji

Cili është më i shpejtë Galaxy Note 5 apo iPhone 6s Plus (Video)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:01

Përmes një video ne do të jemi në gjendje të japim një gjykim se cili nga telefonat Galaxy Note 5 apo iPhone 6S Plus është më i shpejtë. Kjo është mundësuar nga ekipi i uebsajtit PhoneBuff kanë publikuar një video në YouTube, ku kanë vënë iPhone 6s Plus dhe Samsung Galaxy Note 5 përballë njëri-tjetrit në testin e shpejtësisë, për të kuptuar se cili telefon është më i shpejtë.

Galaxy Note 5 kryesoi në testin e mëparshëm të shpejtësisë, ku u vu përballë OnePlus 2 dhe LG G4. Tani çështja qëndron nëse do ta mbajë akoma këtë titull Galaxy Note5 edhe kundër iPhone 6s Plus.

Galaxy Note 5 është i shpejtë në fillim kur hapen aplikacionet bazike, por kur hapen aplikacionet e lojërave dhe aplikacione të tjera më intensive, atëherë kryeson iPhone 6s Plus. Ky telefon hap gjithashtu uebsajtet më shpejt se Galaxy Note 5.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat