Telefonat dhe tabletët e Asus tani sjellin aplikacionet e Microsoft

Teknologji

Telefonat dhe tabletët e Asus tani sjellin aplikacionet e Microsoft

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 13:53

Microsoft ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Asus, e cila do t’ia mundësojë kësaj të fundit të përdor aplikacionet e Microsoft në telefonat dhe tabletët Android që i prodhon Asus.

Asus është kompania e fundit e cila do të përdor aplikacionet e Microsoft në pajisjet e saj, pas kompanive të tjera sikurse Sony, Samsung dhe Dell.

Telefonat dhe tabletët e Asus tani do të kombinohen me softuerët e Microsoft, dhe të ofrohen më pas tek përdoruesit e pajisjeve Asus të cilat bazohen në Android.

Kjo marrëveshje është thënë se e hap rrugën për integrim më të ngushtë në mes të dy kompanive, duke përfshirë para-instalimin e Microsoft Office nga Asus.

"Kjo marrëveshje jep vlera të rëndësishme për të dy kompanitë. Përtej sigurimit dhe përmirësimeve të vazhdueshme për produktet tona, ajo hap derën për bashkëpunime të reja në mes të Microsoft dhe ASUS, të cilat janë të mundura vetëm përmes respektimit të ndërsjellë dhe shtrirjes mbi pronën intelektuale ", tha Nick Psyhogeos, president i Microsoft Technology Licensing LLC.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat