“Google” nga sot ndryshon përgjithmonë

Teknologji

“Google” nga sot ndryshon përgjithmonë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 07:49

Google bëri publik vendimin 3 ditë më parë se, do të ndryshojë përgjithmonë. Nga e sot pritet të bëhen shumë ndryshime me gjigantin e rrjetit të kërkimeve.

Gjiganti i internetit njoftoi të premten se do ta kalojë aksionet e saj nga “Google Inc” tek “Alphabet”, duke shënuar kështu fillimin e një epoke të re për Google-in si pjesë e një kompanie më të madhe. Kompania njoftoi në muajin gusht se do të krijojë një kompani tjetër mëmë, e quajtur “Alphabet”. “Google” do të jetë një divizion i “Alphabet”.

“Alphabet” do të shërbejë si kompani “mëmë” për shumë divizione të Google-it si, ai i hartave, i reklamave, i kërkimit, i aplikacioneve, YouTube dhe Android. Ndërsa bizneset më të reja si, divizioni i pajisjeve inteligjente për shtëpi, Nest, Google Fiber, Google Ventures, Google Capital, Life Sciences dhe Calico, X Lab, që dikur kanë qenë të ndara, tani do të menaxhohen nga Alphabet.

Ndërkohë që, njerëzit presin ditën e sotme për të zbuluar të rejat që do të sjellë gjiganti i kërkimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat