Stagefright 2.0: Mbi 1 miliard telefonë Android janë në rrezik

Teknologji

Stagefright 2.0: Mbi 1 miliard telefonë Android janë në rrezik

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:44

Ekspertët e sigurisë thanë se më shumë se 1 miliard telefonë dhe tabletë Android janë të rrezikuar nga një problem sigurie quajtur Stagefright 2.0.

Problemi më i fundit i sigurisë në telefonët Android ishte Stagefright. Hakerat kishin mundësi të shfryëzonin një dobësi sigurie për të kompromentuar një telefon vetëm për një mesazhi MMS.

Vala e dytë e kërcënimeve të sigurisë në Android, Stagefright 2.0, bën të njëjtën gjë por duke shfrytëzuar një skedar në formatin MP3(audio) ose MP4(video).

Një eksperti i sigurisë pranë ESET tregoi një mënyrë sesi telefonët Android mund të kompromentohen përmes Stagefright 2.0 . Ai tha se nëse një përdorues telefoni Android klikon mbi një video të infektuar gjatë shfletimit në ueb, sulmuesit janë në gjëndje marrin në kontroll të plotë telefonin apo tabletin.

Nën kërcënim janë edhe telefonët më të mirë të kompanive si Google Nexus apo Samsung Galaxy S6 pavarsisht nëse janë të mbrojtur nga vala e parë e sulmeve StageFright.

Dy problemet e sigurisë, Stagefright dhe Stagefright 2.0, datojnë që nga versioni 1.0 i Android në 2008-tën. Që të realizonte sulmin me sukses, Stagefright kishte nevojë të dinte të paktën numrin e telefonit për të dërguar MMS ndërsa i dyti nuk ka nevojë për asnjë informacion që tju vërë në rrezik ju dhe të dhënat tuaja.

Në muajin Gusht ishte vetë Google që hodhi dritë mbi vrimën e sigurisë Stagefright. Ndërsa kërcënimet e sigurisë po shtohen çdo ditë e më shumë, Google së bashku me LG dhe Samsung po kërkojnë të jetësojnë planin e tyre të përditësimeve mujore të sigurisë në Android.

Gjithësesi lajmi pozitiv vjen nga kompania e sigurisë Symantec e cila prentedon se Stagefright 2.0 nuk është shfrytëzuar nga hakerat për të kryer sulme orët e fundit. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat