Microsoft Lumia 550 vjen bashkë me Lumia 950 dhe 950 XL

Teknologji

Microsoft Lumia 550 vjen bashkë me Lumia 950 dhe 950 XL

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 07:50

Modeli i ri i telefonit të Microsoft i cili është parë dhe përfolur edhe në të kaluarën tani me sa duket është shfaqur me disa pamje të cilat besohet se janë zyrtare.

Lumia 550 i cili vjen në disa ngjyra, mbështetet nga procesori Snapdragon 210 SoC, ekrani me 4.7” në 720p AMOLED.

Pritjet janë që i njëjti të ofrojë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme në baterinë me 1,905 mAh.

Kamera e telefonit të ri të Microsoft, Lumia 550 thuhet se do të jetë me 5MP në anën e prapme, dhe 2MP në pjesën përballë, për të mundësuar bërjen e fotove selfie.

Bashkë me dy modelet tjera të avancuara, Lumia 950 dhe 950 XL, Lumia 550 pritet të zyrtarizohet më 6 tetor, në ngjarjen e kompanisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat