Android me 1.4 miliardë përdorues, 300 milionë në Lollipop

Teknologji

Android me 1.4 miliardë përdorues, 300 milionë në Lollipop

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:50

Apple ka shitur më shumë se një miliard pajisje në sistemin e saj operativ iOS që nga viti 2007.

Microsoft është në përpjekje për të arritur një miliard pajisje që punojnë në Windows10 deri në vitin 2018, por Google është rrugës për të arritur në 1.4 miliardë përdorues aktivë në Android, 20 për qind prej të cilëve janë në Lollipop.

Shifra e re zyrtare për përdoruesit aktivë në Android është rritur për 400 milionë nga një miliard përdorues aktivë sa ishin në muajin qershor te 2014, dhe 900 milionë sa ishin në mesin e vitit 2013.

Drejtor i Google, Sundar Pichai njoftoi të martën si gjiganti i kërkimit ka lansuar pajisjet e reja mobile të linjës Nexus, përkatësisht modelin Nexus 5x dhe Nexus 6p, të cilat sjellin versionin më të ri Android 6.0.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat