Rreth 1.2 miliardë njerëz e përdorin paketën Office

Teknologji

Rreth 1.2 miliardë njerëz e përdorin paketën Office

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 18:49

Microsoft në muajin gusht pati njoftuar se rreth 75 milionë njerëz e kishin instaluar versionin më të ri të sistemit të saj operativ - Windows 10, dhe kjo është shifra zyrtare për tani.

Gjiganti amerikan i teknologjisë gjithashtu ka thënë se dëshiron të arrijë një miliard përdorues të Windows 10 deri në vitin 2018.

Microsoft më herët pati thënë se deri më sot janë më shumë se 1.5 miliard njerëz që i kanë instaluar versionet e ndryshme të sistemit të saj operativ.

Më pas, Microsoft ka thënë se më shumë se 1.2 miliardë njerëz e përdorin paketën e saj Office në të gjithë botën, shifër kjo që është e barabartë me një në shtatë njerëz në tokë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat