Një krah robotik për të treguar ndërveprimin mes njerëzve dhe makinerive (Video)

Teknologji

Një krah robotik për të treguar ndërveprimin mes njerëzve dhe makinerive (Video)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:03

​Stelios Arcadiou, në Perth të Australisë, për të demonstruar shpikjen e fundit, u rrotullua për 30 minuta nga një krah gjigand robotik.

Stelark, siç e thërrasin ndryshe, pranoi të mbërthehej nga ky mekanizëm që kushtoi 88 mijë dollarë.

Qëllimi është për të treguar ndërveprimin mes njerëzve dhe makinerive.

Profesori i Universitetit Curtin, në një intervistë për ABC News, shpjegoi se, megjithëse është njeriu përgjegjës për programimin e robotëve është lidhja mes trupit dhe makinës, që gjeneron një sistem artistik.

Ai foli për disa rreziqe sigurie gjatë përformancës dhe shpjegoi arsyen e pranisë së inxhinierëve programues, të cilët do të shtypnin “butonin vrasës”, nëse diçka do të shkonte keq.

Profesori, i lindur në Qipro, është i njohur edhe për vendosjen e një veshi, të bërë nga kërce të njeriut, në krahun e tij. Ai e pati këtë ide në vitin 1996 dhe iu deshën më shumë se 10 vite për të gjetur ekipin mjekësor që do ta shndërronte në realitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat