Studenti blen domenin Google.com vetëm për 12 dollarë!

Teknologji

Studenti blen domenin Google.com vetëm për 12 dollarë!

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 14:41

Një student ka arritur që vetëm kundrejt 12 dollarëve të blejë domenin e emrit të Google-it. Përmes një statusi në profilin e tij në Linkedin, Sanmay Ved, student tek Universiteti Babson, shpjegoi se si arriti të blejë domeinin e një prej emrave më të rëndësishëm në botë për vetëm 12 dollarë.

Ved po shikonte tek domeinet e Google kur pa që domein Google.com ishte në shitje për 12 dollarë. Lekët iu morën direkt nga karta e tij e kreditit dhe domein Google.com nisi të shfaqej tek njoftimet tek Mjetet e tij Google Webmaster, që konfirmonin blerjen e domeinit. Por gëzimi nuk i zgjati shumë, pasi Google i dërgoi menjëherë një mesazh elektronik, ku e njoftonte se është anuluar blerja.

Meqë Google zotëron shërbimin për regjistrimin e domeineve që Ved përdori, e pati të lehtë që të merrte sërish domeinin Google.com, ndryshe nga Microsoft, e cila nuk arriti të marrë menjëherë domeinin Hotmail.com kur ndodhi një incident i ngjashëm në vitin 2003.

Si duket një virus tek sistemi i Google i dha mundësi studentit të blejë domeinin Google.com.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat