LG Urbane, ora e re me Android Wear dhe LTE

Teknologji

LG Urbane, ora e re me Android Wear dhe LTE

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 13:55

LG është në proces të lansimit të versionit më të ri të orës së saj - Urbane, e cila do të bazohet në platformën e Google, Android Wear.

Versioni i ri do të ketë ekran më të madh dhe ‘trup’ më të vogël.

Risia kryesore e kësaj ore do të jetë mundësia e transmetimit të sinjalit mobil. Me fjalë të tjera, kjo do të jetë ora e parë e këtij lloji e cila do të ketë lidhje me rrjetin e shpejtë mobil LTE, njofton recode.net

Për shkak të mundësisë së konektimit të të dhënave, pëdoruesi i orës së re nga LG do të ketë mundësi ta përdor orën pa patur nevojë për ta lidhur atë me telefon. Me këtë rast, ju mund ta përdorni orën edhe për të pranuar thirrje.

Versioni i ri Urbane posedon poashtu rezolucion më të madh në ekran, prej 348 PPI, bashkë me GPS dhe dy pulla shtesë për të përdorur funksionet tjera të orës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat