Sa kushton prodhimi i iPhone 6s dhe 6s Plus?

Teknologji

Sa kushton prodhimi i iPhone 6s dhe 6s Plus?

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 13:26

Apple iPhone 6S Plus shitet për 749 dollarë në SHBA, mirëpo fableti më i ri i Apple i kushton kompanisë amerikane 236 dollarë për tu prodhuar.

Në koston prej 236 dollarëve përfshihen të gjitha pjesët dhe prodhimi i pajisjes, ndërsa iPhone 6S thuhet se i kushton Apple 20 dollarë më pak për tu prodhuar.

Dhe kjo do të thotë se Apple po krijon një profit marramendës prej 513 dollarëve nga secila njësi e 6S Plus.

Para pak kohe, Apple njoftoi se ka arritur të shesë më shumë se 13 milionë njësi të iPhone 6S dhe 6S Plus që në fundjavën e parë, një rritje në shitje nga 10 milionë sa kishte me iPhone 6.

Muajin e ardhshëm pritet që Apple t’i publikojë rezultatet financiare dhe pritet që Apple të njoftojë edhe për sasinë e re të shitjeve të modeleve të reja të iPhone.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat