Shtatë teknologjitë që pritet të ndryshojnë botën

Teknologji

Shtatë teknologjitë që pritet të ndryshojnë botën

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 17:09

Kur dikush më pyet se çfarë pune bëj, i përgjigjem se jam një shkencëtar që përdor studimet e së tashmes në teknologjitë në zhvillim për të imagjinuar se si do të jetë jeta jonë në të ardhmen.

Unë i kaloj ditët duke menduar dhe parashikuar për të ardhmen dhe teknologjitë në zhvillim, por përveç kësaj kam një mision tjetër: ta bëj këdo të mendojë rreth së ardhmes. Le të eksplorojmë shtatë teknologjitë në zhvillim që sipas meje do ta ndryshojnë botën përgjithmonë.

Kthimi i rinisë
Ne do ta përjetojmë pezullimin e plakjes biologjike dhe rikthimin drejt rinisë deri në vitin 2025. Natyrisht që mund të jetë shumë i shtrenjtë, i ngatërruar dhe i rrezikshëm, por për njerëzit që duan ta kthejnë pas kohën, mund t’ia vlejë. Në fakt, shkenca po tregon se studiuesit në Japoni, janë në gjendje ta bëjnë këtë proces në qelizat njerëzore duke aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin mitokondrial. Si do të përballet kultura jonë me përmbysjen e moshës? A do të vendosim kufij në moshën që do të mund të kthehemi? A do t’i ndalojmë kriminelët që të mos e përdorin këtë teknologji, të gjitha këto do të zgjidhen në të ardhmen, por ç’ka është i sigurt është fakti se në të ardhmen e afërt bota do të ndryshojë një herë e mirë nga përmbysja e moshës.

Inteligjenca artificiale
Periudha e robotëve po vjen dhe ata pritet që të jenë gjerësisht të përhapur deri në vitin 2020. Rreth 207 mijë robotë mendohet se do të jenë në funksion kudo në botë deri në fund të vitit 2015. Ky është vetëm fillimi. Gjiganti Amazonn ka prezantuar një robot të ndihmës së klientit të quajtur ECHO, i cili zëvendëson nevojën për një ndihmës njerëzor. Ne kemi tanimë robotë dhe pajisje automatike të cilat janë të afta të përgatisin pica, të shërbejnë birrë, të shkruajnë lajme, të skanojnë fytyrat tona për sëmundje dhe të ngasin makina.

Fermat rozë vertikale
Ne po hyjmë në periudhën e bujqësisë teknologjike. Shkenca e bujqësisë po ndryshon mënyrën se si ne e mbjellim ushqimin. Robotët pritet të luajnë një rol vendimtar në mënyrën se si dalim për gjueti. Një nga idetë më vendimtare do të jenë fermat rozë vertikale.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që deri në vitin 2050, 80 për qind e popullatës në tokë do të jetojë në qytete. Ndryshimi klimatik do ta bëjë prodhimin tradicional të ushqimit më të vështirë, ndaj ç’ka na duhet është një sistem efikas për të ushqyer zonat urbane.

Tanimë, në disa kompani ka filluar të prodhohet ushqim i rritur në Fermat Rozë dhe rezultatet janë fantastike. Këto ferma përdorin dritën blu dhe të kuqe LED për të rritur ushqim organik pa pesticide. Gjithashtu, teknologjia përdor më pak ujë, më pak energji dhe u mundëson njerëzve të rrisin ushqim nën bodrume apo në shtëpi.

Transhumanizmi
Transhumanizmi është besimi ose teoria sipas së cilës raca njerëzore mund të evoluojë përtej kufizimeve aktuale në aspektin fizik dhe mendor. Parashikimi thotë se deri në vitin 2035 shumica e njerëzve nuk do ta përcaktojnë veten kështu, por nga ana teknike ata do të jenë transnjerëzorë. Teksa përparimi teknologjik bëhet më i madh dhe njerëzit e ndryshojnë mënyrën tradicionale të jetesës për t’iu përshtatur, do të na duhet ta ndryshojmë edhe referimin ndaj vetes dhe qenies sonë.

Pajisjet që vishen dhe që instalohen
Smartfonët do të shuhen në historinë dixhitale teksa lentet e kontaktit me rezolucion të lartë dhe pajisjet që do të futen në vesh do të revolucionarizojnë mënyrën si komunikojmë. Ne do të kalojmë nga kompjuterët që i mbajmë me vete te kompjuterët që i kemi të instaluar në trup.

Kufizimi midis smartfonëve dhe teknologjisë së lartë kompjuterike do të shpërbëhet dhe tregjet në vitet e ardhshme do të mund të ofrojnë atë që ne as që e kishim ëndërruar.

Mbledhja e ujit atmosferik
Kalifornia dhe pjesë të tjera të jug-perëndimit në SHBA aktualisht po përjetojnë një thatësirë të paprecedentë. Nëse thatësira vazhdon, sistemi bujqësor global mund të bëhet i paqëndrueshëm. Një teknologji në zhvillim që mbledh ujin atmosferik mund të shpëtojë çdo pjesë të botës që vuan nga thatësira. Shumë kompani në botë po përdorin teknologjitë e mbledhjes së këtij uji për të zgjidhur problemin.

Printimi 3D

Sot ne kemi printerë 3D që mund të printojnë veshje, ilaçe apo çokollata. Por një kompani e quajtur BigRep po punon me një printer 3D që mund të printojë tavolina, karrige dhe çdo mobilie vetëm në një printim. Pra, çfarë do të jetë shpikja e ardhshme? Printimi i makinave!

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë do të jetë aq marramendës në vitet e ardhshme, saqë njerëzimi do ta ketë të vështirë të ndjekë hapat e tij duke i parashikuar më parë. Qindra inovacione do ta ndryshojmë botën siç e njohim tani duke e kthyer atë në botën e së ardhmes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat