“Twitter”-i heq kufirin e 140 karaktereve?

Teknologji

“Twitter”-i heq kufirin e 140 karaktereve?

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 14:43

Lajme të mira për përdoruesit e “Twitter”-it.

Rrjeti social po mendon mundësinë e zgjerimit apo ndryshimit të kufirit të 140 karaktereve, mësohet nga burime të brendshme të kompanisë.

Sipas burimeve, disa drejtues të lartë janë të mendimit se duhen bërë ndryshime në dritaren e postimeve.

Kuptohet që sërish nuk do mund të shkruhen romane në statuse, por po diskutohet mundësia që të mos llogariten më si karaktere emrat e përdoruesve apo linqet.

Kjo do të thotë që njerëzve u lihet më tepër hapësirë nga sa kanë tani për të shprehur mendimet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat