Google zyrtarisht hedh dritë mbi telefonët inteligjentë Nexus 5X dhe 6P

Teknologji

Google zyrtarisht hedh dritë mbi telefonët inteligjentë Nexus 5X dhe 6P

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 08:07

Google zyrtarisht ka prezantuar telefonët inteligjent Nexus 6P dhe Nexus 5X në evenimentin e mbajtur ditën e sotme në San Francisco.

Siç pritej, Nexus 6P është ndërtuar nga Huawei dhe karakterizohet nga ekran me madhësi 5.7 inç AMOLED dhe një trup të unifikuar metalik. Sigurisht që ka të instaluar versionin më të fundit të platformës Android, Marshmallow 6.0.

Ekzekutivët e kompanisë thane se ky telefon bart kamerën më të mire vendosur ndonjëherë në një model Nexus. Nexus 6P ka një harduer të fuqishëm që fillon nga Snapdragon 810 tek 3GB RAM dhe 32GB, 64GB dhe 128GB memorje të brendshme. Është I disponueshëm në tre ngjyra si në foton mëposhtë.

Zëvendës Presidenti i Divizionit të Inxhinierisë pranë Google shpenzoi goxha kohë duke shfaqur performancën e kamerës së Nexus 6P në dritë të pakët.

Modeli tjetër, Nexus 5X, është ndërtuar nga LG. Ka ekran me madhësi 5.2 inç, proçesor Snapdragon 808, 12 Megapiksel kamër të pasme dhe përmban 2GB RAM. Është i disponuehsëm në variantet 16 GB dhe 32 GB.

Që të dy telefonët kanë verisonin më të fundit Android Marshmallow. Për më tepër kanë edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve i cili mund të përdoret për të kryer blerjes përmes Android Pay ose për tu identifikuar.

Çmimet variojnë nga 379 dollar për modelin bazë 16 GB të Nexus 5X deri në 499 dollar për modelin bazë 32GB të Nexus 6P. Aktualisht telefonët janë në porosi në SHBA, Britani, Iralandë dhe Japoni. Dërgesat e para fillojnë në Tetor. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat