Huawei prezanton modelin e ri Nexus 6P

Teknologji

Huawei prezanton modelin e ri Nexus 6P

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 07:37

Huawei, prezanton karakteristikat më të fundit të modelit të tij Nexus 6P.

Nexus 6P është një telefon me ekran 5.7-inç WQHD me rezolucion prej 2560x1440, gjë që e bënë të jetë në të njëjtën ligë me iPhone 6S Plus, i cili posedon ekranin 5.5-inç me rezolucion prej 1920x1080.

Modeli Nexus 6P mposht iPhone 6S Plusin edhe sa i përket madhësisë së baterisë. Me baterinë prej 3450 mAh, 6P shumë lehtë e mund baterinë e 6S Plus prej 2915, e cila është e njëjtë sikur e gjeneratës së fundit të 6 Plus.

Gjithashtu Nexus 6P e mund rivalin iPhone 6S Plus edhe në një aspekt tjetër - atë të peshës. Nexus 6P peshon 178 gramë ndërsa 6S Plus 192 gramë.

Huawei 6P do të jetë në dispozicion me katër ngjyra: gri, të zezë, të bardhë dhe ari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat