Ja si duken modelet e reja të Lumia

Teknologji

Ja si duken modelet e reja të Lumia

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 15:14

Microsoft, pritet që gjatë muajit tetor të prezantojë disa pajisje të reja në treg. Pajisjet më të reja që pritet të prezantohen janë Lumia 950, 950 XL dhe 550.

Lumia 950 XL është telefon me specifika që përfshijnë procesorin Snapdragon 810, ekranin me 5.7 inç dhe rezolucion quad HD, RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë të brendshme prej 32 GB.

Ndërkohë, shumica e specifikave të Lumia 950 janë të njëjta sikur tek 950XL, me dallim në procesorin 808 Snapdragon, ekranin 5.2 inç po ashtu në cilësinë Quad HD.

Ndërsa Lumia 550, do të vijë me kosto më të lirë, procesorin 1GHz, ekranin prej 5”, RAM memorie prej 1GB dhe hapësirën e brendshme me 8GB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat