Merret vesh gjithçka për Nexus 5X

Teknologji

Merret vesh gjithçka për Nexus 5X

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 14:35

Ngjarja e Google për lansimin e modeleve të reja të telefonave Nexus është vetëm disa orë larg, ndërsa gjiganti amerikan pritet të zbulojë zyrtarisht modelet e shumë pritura të Nexus 5X dhe Nexus 6p, së bashku me Android 6.0.

Përpara njoftimit zyrtar, pothuajse të gjitha detajet rreth specifikave të ardhshme të Google Nexus 5X kanë dalë në sipërfaqe, duke zbuluar se çfarë mund të pritet nga modeli i ri i telefonit.

Edhe pse shumica prej tyre tashmë dihen, publikimet e reja e konfirmojnë se modeli i ardhshëm i Nexus 5X do të vijë me 2GB RAM.

Kjo mund edhe mos të jetë një lajm i mirë, por duket se kompania është duke planifikuar të ofrojë një model më të lirë dhe mesatar, dhe një tjetër me performanca të avancuara, që në këtë rast pritet të jetë Nexus 6p.

Nexus 5X është pretenduar se do të vijë me ekranin prej 5.2” me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve me Gorilla Glass 3, procesorin Qualcomm Snapdragon 808 me Adreno 418 GPU dhe 2GB RAM.

Për më tepër, ka edhe variantet prej 16 dhe 32GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 12.3MP për foto dhe video, si dhe kamerën e përparme me 5MP dhe Android 6.0 si sistemin e saj operativ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat