Beteja 10-vjeçare, çfarë duan përdoruesit e Apple dhe Android

Teknologji

Beteja 10-vjeçare, çfarë duan përdoruesit e Apple dhe Android

Më: 28 shtator 2015 Në ora: 00:46

Është një betejë e shpallur prej një dekade në internet. Përdoruesit e iPhone nuk do të lejonin kurrë që ekrani i tyre të prekej nga një Android. Ndërsa fansat e Android bënë ironi me snobët e Apple, duke deklaruar besnikërinë e tyre ndaj gjërave të Google.

E vërteta? Përdoruesit e Android dhe iOS kanë shumë gjëra të përbashkëta që asnjë grup nuk do t’i pranonte, shkruan Yahoo Tech.

Më herët këtë muaj, Yahoo Research zhvilloi një studim mbi 1 mijë përdorues smartphon-ësh në një gamë të gjerë temash. Gjysma e atyre që u përgjigjën thoshin se përdorin pajisje iOS, dhe gjysma tjetër, Android.

Ja se çfarë ka gjetur studimi:
Nga ana demografike përdoruesit e Apple kanë rrëfyer se janë më të mirëarsimuar dhe të bëjnë më shumë para. Përdoruesit e Android kanë tendencën të jenë më të vjetër, dhe të jetojnë në vende si shtetet veriore të SHBA-së apo Lindja. Por politikisht, ata janë pak a shumë identikë.

Por mes tyre janë gjetur dhe diferenca interesante.
Superheronjtë
Përdoruesit e smartphone të të gjithë llojeve do të zgjidhnin mes Superman dhe Batman. Përdoruesit e iPhone ishin më të prirur drejt Njeriut të Hekurt, ndërsa ata të Android në favor të Dark Knight.

Fast Food
Të dy llojet e përdoruesve bien dakord në një pikë: ata dashurojnë picën. Pak më shumë se një e treta e secilit grup dëshirojnë ushqimin kinez. Me një diferencë të vogël 12 me 9 për qind, përdoruesit e Apple janë fansa të mëdhenj të sushit.

Pijet alkoolike
30 për qind e të dy grupeve ishin dakord për një birrë të ftohtë në fund të një dite të lodhshme. Por 13 përqind e përdoruesve të verës ishin për një gotë verë të bardhë, dhe 36 për qind e fansave të Android për pije të përziera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat