Google Street View vjen si aplikacion në iOS dhe Android

Teknologji

Google Street View vjen si aplikacion në iOS dhe Android

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:59

Google ka prezantuar versionin e ri të aplikacionit Street View për platformën kryesore mobile, atë Android dhe iOS.

Aplikacioni i ri është i ndarë nga Google Maps, përderisa versioni paraprak i Street View ka qenë pjesë e aplikacionit më të famshëm të hartave - Maps.

Street View për Android dhe iOS tani ju mundëson të ngarkoni panoramën tuaj 360 shkallëshe në aplikacion për ta ndarë me njerëzit e tjerë.

Aplikacionin e ri nga Google mund ta shkarkoni në dyqanet online të dy platformave, përkatësisht në App Store dhe në Play Store.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat