Djali i emigrantit siran që na dhuroi iPhone-n

Teknologji

Djali i emigrantit siran që na dhuroi iPhone-n

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:50

Kryeministri i djathtë hungarez, Viktor Orban vijon me retorikën e tij ksenofobe dhe anti-islame ndaj emigrantëve, shumica e të cilëve janë larguar nga lufta në Siri dhe kanë zgjedhur Hungarinë, si shtegun drejt Europës Perëndimore.

Hungaria, për ta, mbetet një stacion drejt Gjermanisë.

Mirëpo, emigrantët atje nuk kanë gjetur një mjedis miqësor. Ata ndërtuan një tel me gjemba 175 kilometra të gjatë, në vijën kufitare me Serbinë, për të frenuar largimin e emigrantëve drejt veriut.

Kryeministri i krahut të djathtë, Viktor Orban, është përpjekur ta frenojë këtë vrull.

Fotografitë e njerëzve që u përpoqën të largoheshin nga stacioni i trenit në Budapest për të ecur me këmbë drejt Austrisë bënë sot xhiron e internetit.

Ato nuk treguan gjë tjetër veçse refuzimin e një kombi të begatë për t’u ofruar një mjedis të sigurt atyre që patën fat e që ia dolën të shkelnin në tokë (pa u mbytur në Egje!).

Bota u trondit kur pa fotot e kufomës së Aylan-it 3-vjeçar nga Siria, të shtrirë përmbys në rërën e një plazhi në brigjet turke, pas përmbysjes së varkës ku ai kishte hipur me familjen e tij dhe që do ta çonte në brigjet greke (BE).

Por… ndërsa Europa po përpiqet t’i zmbrapsë sirianët, a e ka harruar ajo se biri i një siriani ka luajtur një rol madhor në historinë e qytetërimit dekadën e shkuar?

Ai emigroi në SHBA në vitin 1954.

Ndoshta keni dëgjuar për të.

Quhet Steve Jobs.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat