LG G4 Note vjen më 10 shtator?

Teknologji

LG G4 Note vjen më 10 shtator?

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:39

Kohëve të fundit kanë qarkulluar thashetheme të shumta në lidhje me fabletin e ri të LG - G4 Note, ndërkohë që së fundi kanë filluar spekulimet rreth datës së lansimit të kësaj pajisje.

Sipas një raporti të fundit, thuhet se LG G4 Note do të lansohet më 10 tetor, ndërkohë që LG më parë kishte lajmëruar lansimin e pajisjeve të reja në gjysmën e dytë të këtij viti.

LG G4 Note pritet të ketë dizajn të ngjashëm me LG G4, mundësi të heqjes së baterisë dhe përmirësim të kamerës në krahasim me pajisjen paraardhëse.

Në rast se 10 tetori do të jetë data e lansimit të kësaj pajisje, atëherë LG pritet të zyrtarizoj G4 Note gjatë këtij muaji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat