Publikohen foto të reja të iPhone 6S

Teknologji

Publikohen foto të reja të iPhone 6S

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:10

Gjatë javës së ardhshme pritet që të zbulohet gjithçka në lidhje me telefonin më të ri të kompanisë Apple, iPhone 6S, pasi më 9 shtator do të mbahet eventi ku pritet të prezantohet ky telefon.

Mirëpo për të gjithë ata që po presin me padurim daljen në treg të iPhone 6, “MacRumors” ka publikuar disa foto, ku shihet telefoni i ri. Ky telefon, që pritet të quhet 6S, duket i njëjtë sikurse iPhone 6, vetëm se do të jetë më i hollë.

Sipas “MacRumors” , iPhone 6S raportohet se do të jetë 138.19 x 67.68 x 8.09 mm, që do të thotë se është pak më i hollë, më i gjatë dhe më i gjerë se iPhone 6 që është 138.1 x 67 x 6.9 mm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat