Samsung pritet të nxjerrë në treg pajisjen që përmirëson gjumin e njeriut

Teknologji

Samsung pritet të nxjerrë në treg pajisjen që përmirëson gjumin e njeriut

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 23:11

Kompania Samsung ka prezantuar në konferencën e teknologjisë IFA në Berlin pajisjen “SleepSense” e cila është krijuar për të përmirwsuar gjumin e njeriut.

“SleepSense” është një disk i hollë me senzorë pa kontakt, por që vendoset poshtë dyshekut dhe arrin të analizojë cilësinë e gjumit.

Zv.presidenti i Samsung Yoon C Lee tha se kjo pajisje është dizenjuar për të matur rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe merr të dhëna shumë të sakta.

“Në mëngjes ju do të zgjoheni dhe të shikoni te pajisja se si ka qenë gjumi juaj” – është shprehur ai.

“SleepSense” mund të lidhet me televizorin apo kondicionerin e shtëpisë duke krijuar një mjedis më të përshtatshëm për të fjetur.

“Për shembull në një natë të nxehtë vere, pajisja do mundësojë fikjen e kondicionerit dhe të televizorit në rast se ju zë gjumi duke parë filma,”- ka vazhduar Yoon C Lee.

Sipas DailyMail Samsung do e nxjerrë në treg “SleepSense” në fund të këtij viti por nuk ka dhënë asnjë detaj se sa do të jetë çmimi i tij apo se ku do të shitet për herë të parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat