Sony zyrtarizon Xperia Z5 dhe Z5 Compact

Teknologji

Sony zyrtarizon Xperia Z5 dhe Z5 Compact

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:05

Bashkë me prezantimin e Sony Xperia Z5 Premium, Sony gjithashtu ka prezantuar edhe modelet tjera të linjës Z5, duke përfshirë modelet si Xperia Z5 dhe Xperia Z5 Compact.

Të trija modelet janë shumë të ngjashme me specifika, por ajo që dallon është madhësia e ekranit dhe i pari këtu është Sony Xperia Z5.

Xperia Z5 sjell ekranin me 5.2” në Full HD me 1920 x 1080 pikel, procesorin octa core Qualcomm Snapdragon 810 dhe 3GB RAM.

Karakteristikat tjera përfshijnë edhe Adreno 410 GPU, 32GB memorie me microSD për zgjerim të hapësirës deri në 200GB.
Kamera e përparme është me 5MP, ndërsa kamera kryesore është 23MP me Sony Exmor RS.

Modeli tjetër është Xperia Z5 Compact me ekran prej 4.6” dhe rezolucionin HD në 1280 x 720 piksel, me 2GB RAM dhe Snapdragon 810.

Xperia Z5 Compact sjell 32GB si dhe mundësinë e zgjerimit deri në 200GB. Njësoj edhe në këtë model, kamera e përparme është me 5MP, ndërsa kamera kryesore është 23MP me Sony Exmor RS.

Të dyja modelet vijnë në Android 5.1 Lollipop.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat