Lumia 950 - linja e telefonave të avancuar nga Microsoft

Teknologji

Lumia 950 - linja e telefonave të avancuar nga Microsoft

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:43

Modelet e ardhshme të telefonave nga Microsoft, përkatësisht versionet më të avancuara të telefonave të kompanisë amerikane do të quhen Lumia 950 dhe Lumia 950 XL.

Llogaria e famshme e Evan Blass, i njohur si @ evleaks në Twitter, ka cicëruar duke thënë se modelet e reja të avancuara nga Microsoft do të referohen nga numri 950, jo 940 siç ishte më parë.

Blass ka një reputacion të gjatë e dhënies së informacioneve të sakta bashkë me fotografitë e pajisjeve të reja mobile dhe pamjet e ardhshme zyrtare të tyre, në mesin e të cilave kanë qenë edhe modelet e reja të Microsoft dhe Nokia.

Modelet e reja që më parë sugjerohej se do të quhen "Cityman" adhe "Talkman," do të jenë modele të avancuara të telefonave të Microsoft në Windows 10.

Lumia 950 do të vijë me ekranin prej 5.2”, ndërsa 950 XL do ta ofrojë ekranin më të madh me 5.7” si dhe rezolucionin prej 1440x2560 pikselëve që do të jetë i ngjashëm për të dyja modelet.

Modeli më i vogël i telefonit të Microsoft thuhet se do të ofrojë procesorin me 6-core Qualcomm Snapdragon 808, ndërsa versioni tjetër besohet se do të ofrojë 8-core Snapdragon 810.

Të dy modelet besohet se do të vijnë me 3GB RAM, 32GB memorie, kamerën kryesore me 20MP si dhe atë të përparmen me 5MP.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat