Apple Watch tejkalon pritjet e shitjeve!

Teknologji

Apple Watch tejkalon pritjet e shitjeve!

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:11

Apple ende nuk e ka lansuar zyrtarisht numrin e njësive të shitura të orës së menӓur, Apple Watch, ndërkohë që nëpër internet kanë filluar të qarkullojnë parashikimet.

Sipas një raporti të fundit nga kompania IDC, shitjet e Apple Watch mund të arrijnë në 3.6 milionë njësi në çerekun e dytë të vitit.

Nëse numri është i saktë, Apple do të zinte vendin e dytë për çerekun e dytë, në shitjet e pajisjeve të cilat mund të barten në trup.

Në vend të parë qëndron kompania Fitbit, me gjithsej 4.4 milionë shitje të produkteve të saj.

Në ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Apple ka bërë të ditur së fundmi se shitjet e Apple Watch kanë tejkaluar pritjet e kompanisë si dhe kanë qenë më të larta se iPhone dhe iPad origjinal, në periudhën e njejtë kohore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat