SHBA dhe spiunazhi kibernetik të Kinës

Teknologji

SHBA dhe spiunazhi kibernetik të Kinës

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:36

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të reagojnë ndaj spiunazhit kibernetik të Kinës, duke vendosur sanksione kundër individëve dhe kompanive që kanë përfituar nga vjedhja e sekreteve tregëtare, sipas një njoftimi të gazetës “The Washington Post”.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar në administratën e Presidentit Barack Obama, gazeta shkruante se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë marrë ende vendimin, por ai pritet së shpejti.

Zoti Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 1 prill ku autorizohej Departamenti i Thesarit, në konsultim me Prokuroren e Përgjithshme dhe Sekretarin e Shtetit, që të bllokonte pronat dhe transaksionet e kujtdo që mund të kishte qenë përgjegjës për spiunazh kibernetik ndaj entiteteve amerikane ose që mund të kishte përfituar nga informacioni i vjedhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat