Apple iPhone do të vijë në katër ngjyra?

Teknologji

Apple iPhone do të vijë në katër ngjyra?

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:34

Më herët është thënë se Apple do të shtojë ngjyra të reja në modelet e ardhshme të iPhone, përkatësisht modelet iPhone 6S dhe 6S Plus, të cilët pritet të prezantohen muajin e ardhshëm.

Ka pasur zëra të mëparshëm të cilët kanë sugjeruar se telefonat e ri të Apple do të vijnë në ngjyrë ari, edhe pse në disa vende kanë thënë se ngjyra e pajisjes do të jetë më shumë rozë sesa ari.

Sipas një raporti të publikuar nga Mark Gurman, thuhet se modelet e reja të Apple iPhone në ngjyrë ari do të kenë më shumë një kombinim të bakrit si ngjyrë, ose kombinim mes ngjyrës rozë, dhe asaj të bakrit të artë.

Megjithatë, Apple do ta mbajë një konferencë shtypi më 9 shtator, ku ata do të prezantojnë modelet e reja të iPhone me ngjyrat e reja. edhe të gjithë janë duke pritur për të parë një TV të re nga Apple dhe ndoshta disa iPad të ri në këtë ngjarje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat