Shfaqet pasardhësi i Moto 360!

Teknologji

Shfaqet pasardhësi i Moto 360!

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:50

Motorola thuhet se është duke punuar në pasardhësin e orës së tyre të mençur në Android Wear, Moto 360, e cila pritet të lansohet në IFA 2015 në shtator.

Thashethemet sugjerojnë se kompania amerikane e cila i është shitur Lenovo’së është duke punuar në dy madhësi të reja për modelin e ardhshëm të Moto 360, dhe për të konfirmuar më tej këtë pohim, llogaria e famshme në Twitter - @evleaks e ka postuar një fotografi të cilën Motorola do ta lëshojë edhe në media për orën e saj.

Thashethemet e mëparshme sugjeronin se orët e reja do të quhen Moto 360s dhe një model tjetër që do të paraqitet do të quhet Moto 360L.

Ora e re e Motorola-së pritet të shfaqet me një ekran prej 1.56 inç me rezolucion prej 360 x 360 pikselëve dhe Android Wear si sistemin e saj operativ.

Thashethemet më tej sugjerojnë se modelet e reja të orëve të mençura do të vijnë me 270mAh dhe 375mAh bateri, respektivisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat