Zbriten çmimet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus?

Teknologji

Zbriten çmimet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus?

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:54

iPhone 6 dhe 6 Plus pirtet të kenë çmim të zbritur në periudhën para lansimit të pasuesve të tyre – iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

Uljet e tilla pritet të prekin edhe modelin tjetër të telefonit nga Apple, iPhone 5S.

Apple ka përcaktuar datën 9 shtator për ta mbajtu konferencën mediale në të cilën pritet të prezantohen zyrtarisht produktet e shumë-pritura të saj mobile, përkatësisht modelet e reja të iPhone.

Sipas 9to5 Mac, çmimet e zbritura të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus mund të shkojnë në rënie deri në 100 dollarë.

Aktualisht, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë çmim prej 199 dhe 299 dollarësh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse të njëjtin merren me kontratë me operatorët mobil.

Në Indi, klientët e Apple mund të blejnë iPhone 6 për 50,000 rupi indian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat