Sony prezanton modelin e ri të telefonit - Xperia M5

Teknologji

Sony prezanton modelin e ri të telefonit - Xperia M5

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:39

Në linjën e saj në rritje të telefonave mobil, Sony e ka shtuar edhe modelin Xperia M5, i cili është rezistent ndaj ujit.

Pas suksesit me Xperia M4 Aqua, me të cilin kompania e ka rritur standardin e modeleve mesatare të telefonave, Sony e ka prezantuar edhe Xperia M5 që ofron kamerën marramendëse prej 21.5MP, që mundëson shkrepjen e fotografive dhe videove sikurse bëhen nga profesionistët e kësaj lëmie.

Kamera e Xperia M5 ofron 5x Clear Image Zoom, pa e humbur cilësinë edhe nga afërsia e madhe. Kamera digjitale e këtij telefoni ofron edhe rezolucionin në 4K.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe ekranin në 5” Full HD dhe Mobile BRAVIA Engine 2, ndërsa teknologjia IPS mundëson shikim të qartë nga secili kënd dhe jep ngjyra të mira edhe në skajet më të fundit të telefonit.

Sony Xperia M5 ofron edhe baterinë me 2,600mAh, ndërsa procesori 64-bit 2.0 GHz Octa-core nga MediaTek Helio X10 vjen me 3GB RAM si dhe lidhjen me rrjetin 4G për shpejtësi të mirë të internetit në mobil.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat