Apple TV vjen bashkë me iPhone 6s?

Teknologji

Apple TV vjen bashkë me iPhone 6s?

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:06

Sipas disa fjalëve që kanë qarkulluar së fundi nëpër internet thuhet se Apple do të sjell Apple TV më 9 shtator, në ngjarjen në të cilën do të paraqitet edhe iPhone 6s.

Apple TV pritet të përmbaj dizajn të ri, procesorin A8 dhe Touchpad për navigim.

Sipas Tech Crunch, telekomanduesi i Apple TV të ri do të ketë sensor të lëvizjes, që do të thotë së do të mund të përdorej ngjashëm më kontrollerin e Nintendo Wii.

Prej detajeve tjera të reja pritet të jetë edhe mundësia e përfshirjes së HomeKit si tipar i ri në Apple TV.

Në ditët në vijim mund të zbulohet edhe me cilat kompani do të bashkëpunojë Apple për të sjell kanalet televizive në shërbim të produktit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat