Apple fillon shpërndarjen e ftesave për evenimentin e 9 shtatorit

Teknologji

Apple fillon shpërndarjen e ftesave për evenimentin e 9 shtatorit

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 09:59

Nëse ende nuk e dinit, po ju themi që Apple do të prezantojë smartfonin e saj të ardhshëm, iPhone 6S në një eveniment që do të mbajë në datën 9 shtator, si tradicionalisht.

Së fundmi Apple ka filluar shpërndarjen e ftesave për këtë event të cilat nxjerrin në pah më shumë informacione rreth tij. Ky event do të mbahet në datën 9 shtator në orën 10am në sallën gjigande Bill Graham Auditorium në San Francisco.

Përkrah iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, një produkt tjetër që është përmendur se do të debutojë gjatë këtij eventi është dhe një iPad i ri. Nuk dihet nëse do të debutojë një iPhone 6C apo jo. Ky lançim i smartfonëve të rinj do të shoqërohet nga sistemi i ri operativ iOS 9 cili ka disa muaj që është në fazë testimi. Orët e fundit kanë qarkulluar online disa imazhe të kamerës kryesore 12 megapiksel dhe kamerës frontale të pajisur me flash, një risi kjo në smartfonët e sotëm.

Një tjetër element i rëndësishëm padyshim do të jetë dhe teknologjia ForceTouch e cila debutoi si fillim në muajin prill me Apple Watch. Ftesa është shoqëruar nga mbishkrimi ‘Hey Siri, give us a hint’. Si mendoni çfarë mund të fshehë Apple pas kësaj fjalie?! (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat