Smartphone “Archos” që operon me Windows 10

Teknologji

Smartphone “Archos” që operon me Windows 10

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:37

Smartphone Archos 50 Cesium i kompanisë franceze do të operojë me sistemin Windows 10 Mobile. Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së martë, kur kompania Archos prezantoi njëhershëm 3 smartphone të rinj.

Ky do të jetë një prej telefonave të parë inteligjentë që do të operojë me sistemin Windows 10 Mobile.

Ky smartphone ka ekran me prekje 5 inç, me rezolucion 720 piksel, kamerë të pasme 8 megapiksel me blicin LED, kamerë ballore 2 megapiksel, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,100 mAh. Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 210 me katër bërthama Cortex-A7 CPU me shpejtësi 1.1 GHz dhe kartën grafike Adreno 304 GPU. Dimensionet e tij janë 147 x 72.5 x 8.5 mm. Ai ka dy vende për karta SIM dhe ofron mbështetje për rrjetin 4G LTE. Ky telefon pritet të kushtojë rreth 99 paund.

Dy telefonat e tjetër të prezantuar gjatë ditës së martë nga kompania franceze janë: Archos Diamond S, si dhe Archos 50e Helium, i cili diferencohet nga telefoni i parë vetëm nga softueri, pasi do të përdorë sistemin Android.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat