Vjen Stella Lux, makina diellore që podhon energji më shumë se sa harxhon (Foto)

Teknologji

Vjen Stella Lux, makina diellore që podhon energji më shumë se sa harxhon (Foto)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 23:01

Stella Lux është një makinë diellore, super-teknologjike me një mision specifik; të prodhojë energji më shumë se sa harxhon.

Më 4 vendet e saj, Stella Lux është një makinë familjare, e projektuar për të udhëtuar në një ditë me diell, për më shumë se një mijë kilometra dhe të arrijë në destinacionin e kërkuar me bateritë akoma të ngarkuara.

Mjeti është ideuar nga disa studentë holandezë në ‘ Eindhoven University of Technology’, të cilët që prej vitit 2013 kishin projektuar ‘Stella”, makinën me panele fotovoltaike.

Ajo mund të përshkonte rreth 600 km. Sot makina e re Stella Lux arrin që të prodhojë energji diellore falë 5.8 metra katrorë të paneleve fotovoltaike dhe ka një bateri me kapacitet shtesë të 15kWh dhe tunel qendror që shfrytëzon më mire aerodinamikën. Makina kap një shpejtësi prej 125 km/h.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat