Printeri 3D që u frymëzua nga filmi “Terminator” (Video)

Teknologji

Printeri 3D që u frymëzua nga filmi “Terminator” (Video)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 20:43

Një model i ri printeri 3D pritet të dalë në treg në fund të vitit. Carbon3D ka një shpejtësi që varion nga 25-100 herë më e madhe se modelet që janë sot në qarkullim. Ky lloj printeri mund të krijojë çdo lloj objekti, falë teknologjisë së avancuar për ngurtësimin e materialit me lazer dhe oksigjen.

Ideja i ka ardhur krijuesit Joseph DeSimone ndërsa po shikonte filmin “Terminator 2”, në të cilin roboti T-1000, i përbërë prej metali të lëngshëm, ngurtësohej duke marrë çdo lloj forme që dëshironte.

Për këtë projekt janë investuar rreth 150 milionë dollarë. Printeri i ri pritet të dalë në fund të 2015-s, por krijuesit nuk kanë përcaktuar ende një çmim për të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat