Çka do të ofrojë modeli i ri i Nexus 5?

Teknologji

Çka do të ofrojë modeli i ri i Nexus 5?

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 14:34

Pas detajeve të shumta që kanë qarkulluar kohëve të fundit mbi gjeneratën e re të Nexus 5, tani janë lëshuar informata specifike mbi pajisjen e re dhe shumë të kërkuar nga Google.

Sipas një burimi të fundit, LG Nexus 5 (edicioni 2015) do të ofrojë ekranin me 5.2 inç me rezolucion prej 2560x1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 808 dhe RAM memorie prej 3GB.

Rrjedhja e re e detajeve mbi pajisjet e ardhshme Nexus bën të ditur se kamera e përparme prej 13MP dhe sensori IMX-278 do të përfshihen në pajisje, së bashku me mundësinë për stabilizimin e imazheve optike për të arritur fotografi dhe pamje më të qarta.
Raporti nuk përmend asnjë detaj mbi çmimin e pajisjes së re Nexus 5 2015.

Dy versionet e pajisjes pritet të vijnë nga Huawei me markën Nexus në tetor, gjatë kohës kur Google zakonisht lanson pajisjet e saj të linjës Nexus.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat